Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgithshme të Pronësisë Industriale dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Qëllimi I kësaj marrëveshje të nënshkruar midis titullarëve të institucioneve konkretisht, znj. Ledina Beqiraj, Drejtor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe z. Lavdrim Sahitaj, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, është forcimi i bashkëpunimit si dhe promovimi dhe monitorimi i zbatimit të kërkesave të detyrueshme ligjore në fushën e garantimit të mbrojtjes dhe të respektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Shqipërisë por dhe rekomandimeve të lëna nga Komisioni Europian.

Në vijim të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi, të 2 institucionet kyçe në këtë fushë bien dakort të organizojnë konferenca të përbashkëta, leksione të hapura me sistemin e arsimit para-universitar dhe universitar, seminare dhe sesione trajnimesh (workshops) për kategori të ndryshme grupesh interesi si dhe të shkëmbejnë informacion të ndërjelltë sipas rastit.

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Institutit të Studimeve Europiane të Universitetit të Tiranës.
Qëllimi I kësaj marrëveshje të nënshkruar mes Drejtorit të Përgjithshëm të DPPI znj. Ledina Beqiraj dhe Drejtores së ISE, znj. Aljula Jubani, është promovimi i pronësisë industriale nëpërmjet Informimit dhe sensibilizimit të studentëve, stafit akademik shkencor, shpikësve dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore shkencore, lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, si dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme për vënien në dispozicion të informacioneve periodike mbi arritjet e mëparshme dhe ato aktuale në fusha të ndryshme të pronësisë industriale si dhe materiale të tjera të nevojshme mbi të drejtat dhe detyrimet që shpikësit gëzojnë për pronën e tyre industriale. Në vijim të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale do të organizojë konferenca të përbashkëta, leksione të hapura, seminare, sesione trajnimesh (workshops), dhe të ofrojë për studentët, trajnime brenda dhe jashtë vendit, internshipe, pranë ambienteve të DPPI ose Universitetit të Tiranës
sqShqip
en_USEnglish sqShqip